Edhe pse po përfundon vitit 2012, Agjencia e Statistikave të Kosovë, publikon të dhëna të vitit 2010. Në bashkëpunim me Bankën Botërore ata kanë publikuar rezultatet e varfërisë në konsum në Kosovë për vitin 2010. Aty thuhet se trendët e varfërisë në Republikën e Kosovës kanë rënie nëse krahasohen me vitet paraprake.
Rezultat e vitit 2010 tregojnë se në Kosovë rreth 29.2 % e popullsisë jeton në varfëri të plotë me 1.55 € në ditë për një person të rritur, dhe 8.2 % e popullatës jeton në varfëri të skajshme me 1.02 € në ditë.
Varfëria në zonat rurale dhe urbane është pothuajse e barabarta. Varfëria e plotë në zonat rurale është 30.7 % ndërsa në zonat urbane 26.7 % , ndërsa varfëria ekstreme në zonat urbane është 7.8 % e në zonat rurale është 8.5 %.
ASK-ja vlerëson se niveli i varfërisë është i ndërlidhur me moshën e popullsisë, nivelin e edukimit të përfunduar të personave, statusin e punësimit, ndihmat sociale, pensionet dhe parat e dërguara nga jashtë./kosovapress/