SHBA, e hodhi në binarë të trenit, se ishte musliman

Një grua e dyshuar për vrasjen e një personi në një metro të Nju Jorkut është arrestuar nën akuzën për "vrasje të shkallës së dytë si dhe krim i nxitur nga urrejtja”, pasi e hodhi në binarët e metros një 46 vjeçar, mbi të cilin kaluan 7 trena të shpejtë.

Avokati i qarkut për Nju Jork tha se e akuzuara është Erika Menendez, 31 vjeç. Ajo e hodhi në binarë të metros një 46 vjeçar, të quajtur Sunando Sen, me pretesktin se ajo i urren muslimanët dhe hindusët, tha avokati i qarkut të Nju Jorkut.

Menendez është marrë në paraburgim nga autoritetet në Bruklin, dhe po veprojnë sipas një informacioni nga një video e incizuar në metronë ku ndodhi krimi. Kjo video u transmetua në televizionet amerikane.

Krimi i urrejtjes

Deklarata e prokurorisë citohet të ketë thënë se Menendez dha këtë deklaratë: "Unë e shtyra në binarët e trenit viktimën sepse dua që gjurmët e muslimanëve të zhduken”.

Menendez është në pritje të dënimit minimal prej 20 vjet burg.

Viktima Sunando Sen ishte një imigrant indian nga Kalkuta, i cili ishte bashkëpronar i një dyqani printimi në Manhatan, i cili ishte duke pritur trenin kur papritmas u hodh në binarët e metrosë nga Erika Mendez./Mesazhi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat