Në Rusi ndalohet plotësisht reklamimi i alkoolit

Në Rusi sot ka hyrë në fuqi ndalesa për reklamimin e pijeve alkoolike në media të shkruara, televizione, radio, internet, billborda, në të gjitha llojet e automjeteve të trafikut, si dhe në distanca prej më pak se 100 metra nga institucionet e fëmijëve, arsimore dhe mjekësore.

Kjo realisht nënkupton ndalimin e plotë të reklamimit të alkoolit, përveç nëpër dyqane që bëjnë shitje me pakicë të produkteve alkoolike, njofton RIA Novosti.

Ndalimi i reklamimit të pijeve alkoolike në internet dhe në media është bërë nga korriku i 2012, mirëpo reklamimi në shtyp është lejuar për periudhën deri ne fund të 2012 për të mundësuar përmbushjen e marrëveshjeve ekzistuese mes prodhuesve dhe shitësve të pijeve alkoolike./Shembulli/ 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat