Lugina ende diskuton për situatën e krijuar rreth përmendores

Pas dështimit të mbrëmshëm të negociatave mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës dhe qeveritarëve të Serbisë, në prezencë edhe të faktorit ndërkombëtar, në dy komunat me shumicë shqiptare në Preshevës dhe Bujanoc, janë zhvilluar sot seancat e jashtëzakonshme me qëllim shqyrtimi të gjendjes më të re të krijuar në Luginën e Preshevës.

38 kuvendarët në Preshevë, të gjithë shqiptarë, në mënyrë unanime i kanë votuar tre konkluzione, të cilat kanë të bëjnë me hapat e më tejmë të procesit tashmë të filluar për mos heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së. Ndërkohë që është vlerësuar se :

1. Gjendja politike dhe e sigurisë e qytetarëve të komunës së Presheës është e lënduar dhe e rrezikuar nga deklaratat kërcënuese të krerëve më të lartë shtetëror të Serbisë.

2. Në bazë të Aktvendimit Kuvendit komunal 04 Nr. 352 – 30 të datës 02.04.2007 mbi caktimin e emërimit të Qendrës së qytetit të Preshevës “Sheshi i Dëshmorëve” Këshilltarët e Kuvendit Komunal mbështesin lokacionin e Lapidarit të Dëshmorëve të vendosur në këtë vend dhe i propozon shërbimeve të administratës komunale për përgaditjen e dokumentacionit përkatës.

3. Këshilltarët e Kuvednit Komunal të komunës së Preshevës mbështesin përfaqësuesit politik për vazhdimin e dialogut të filluar me përfaqësuesit e Qeverisë serbe nën patronatin e faktorit ndërkombëtarë.

Kryetari i Komunës në Preshevës Ragmi Mustafa, me këtë rast ka theksuar vendosmërinë për mos heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, ndërkohë që ka mbështetur konkluzionin e Kuvendit për vazhdim të dialogut të filluar me përfaqësuesit e Qeverisë serbe të mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, edhe Kuvendi i Bujanocit, i cili ndryshe nga ai në Preshevë është multietnik, po vazhdon së diskutuari për gjendjen politike dhe të sigurisë. Në Kuvendin e Bujanocit, është prezent edhe përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë, Zoran Stankoviq, në cilësinë e kryetarit të Trupit Koordinues qeveritarë për Jug të Serbisë.

Seanca në Buajnoc ndonëse ka filluar më vonë se ajo në Preshevë është duke vazhduar edhe më tej./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat