VV proteston në Bruksel kundër bisedimeve

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë zhvilluar sot në Bruksel një protestë përpara ndërtesës ku gjendet zyra e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.

Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi për bisedimet që pritet të nisin sot pasdite, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Në një njoftim për media, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se me këtë rast i ka dërguar një letër baroneshës Ashton, për të shpjeguar kundërshtimet e këtij subjekti politik karshi bisedimeve Kosovë – Serbi./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat