Ka ndodhur tri shpërthime në Prishtinë dhe të gjitha këto makina janë vetura zyrtare.
Ende nuk dihen detajet se si ka ardhur deri te këto shpërthime, raporton KTV. Një shpërthim ka ndodhur në lagjen "Bregu i Diellit", vetura e djgur në lagjen "Ulpiana" është veturë zyrare, përkatësisht e AKPM-së, dhe shpërthimi tjetër ka ndodhur të "Xhamia e Llapit".
Ndërkohë, kohë më parë ishte djegur një veturë tjetër e qeverisë.
Vetura “Nisan” ishte djegur në lagjen “Bregu i Diellit” dhe ishte e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përderisa ajo “Kia”, e djegur në lagjen “Dardania”, ka qenë pronë e Ministrisë së Infrastrukturës./IO/