Serbët rikthejnë barrikadat në Rudarë

KFOR-it i ka shkuar mundi kot me largimin e barrikadave me beton në Rudarë. Serbët lokalë kanë arritur të rivendosin sërish barrikadën në këtë fshat. Burime të Kosovapress bëjnë të ditur se para pak çastesh një grup serbësh ka vendosur një grumbull drurësh pikërisht në vendin ku ishte hequr barrikada gjatë natës.

Rreth 100 serbë janë grumbulluar në Rudarë dhe po vëzhgojnë lëvizjet e udhëtarëve, derisa njëra korsi është e hapur për kalim.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat