Krasniqi me parti të re?

Jakup Krasniqi po përpiqet të krijojë një subjekt të ri politik, duke rekrutuar zyrtarë të PDK’së që janë të pakënaqur me lidershipin aktual. Burime të Express thonë se Kryetari i Parlamentit këtë ide ua ka shpalosur disa deputetëve. Në PDK thonë se nuk dinë gjë për lëvizjet e Krasniqit, por pranojnë se ai po e sfidon seriozisht partinë.

Jakup Krasniqi nuk e ka ndërmend vetëm të hedhë akuza ndaj udhëheqësve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së ka plane konkrete për ta luftuar Hashim Thaçin dhe njerëzit e tij.

Burime të Express thonë se Krasniqi po synon krijimin e një subjekti të ri politik, përmes rekrutimit të anëtarëve të PDK’së, të cilët, ashtu sikurse ai, janë të pakënaqur me lidershipin e PDK’së.

“Z. Krasniqi po takon kolegë të tij partiakë, deputetë, por edhe intelektualë të paangazhuar deri më tash në politikë. Ideja e tij është krijimi i një partie të re politike, por që në thelb do të kishte synimet dhe qëllimet e njëjta me ato të PDK’së së vërtetë, asaj PDK’je për të cilën ka punuar aq shumë armatë e tërë njerëzish, e që sot janë zëvendësuar nga servilë të z. Thaçi”, ka thënë një bashkëpunëtor i afërt i Krasniqit në kushte anonimiteti për Express.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat