Përleshen kardinalët në Vatikan për zgjedhjen e papës së ri

Dje në Kapelën Sistine pati një konfrontim fizik mes kardinalëve. Jozyrtarisht mësohet se shkak i përleshjes së tyre ishin mospajtimet rreth propozimeve për papën e ri, njofton BalkanTajms.

Konflikti zgjati goxha gjatë, sepse gjatë kohës së mbledhjes në Vatikan janë shkyçur dhe penguar të gjitha kanalet e komunikimit dhe policia kishte reaguar tek pas lajmërimit nga kalimtarët të cilët kishin dëgjuar zhurmën dhe fyerjet nga Kapela Sistine.

Siç mëson Balkan Tajms, policia ka arrestuar disa kardinalë, ndërsa tre nga ata kanë përfunduar në ndihmën e shpejtë për shkak të lëndimeve në kokë që kishin marrë nga kryqet e metaltë.

Policia nuk ka sqaruar asgjë më shumë, sepse para arrestimit të kardinalëve iu është dashur të bëjnë betimin se askujt nuk do t’i tregojnë për atë që kanë dëgjuar në Kapelën Sistine./Shembulli/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat