Lushtaku dhe katër të tjerë në mbajtje

Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje. Këtë e ka konfirmuar avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci.

Përveç Lushtakut, për njëzetekatër orë janë ndaluar edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi, njofton express.

Avokati i Kryetarit te Skenderajt ka thënë se Sami Lushtaku nuk është marrë në pyetje, por vetëm atij iu është kërkuar ti jap të dhënat personale.

"Me kërkesë të prokurorit special sot Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje policore. Ai dyshohet se ka kryer krime lufte dhe ka shkelur konventën e Gjenevës", ka thënë Koci, pasi ka dal nga EULEX'i.

"Ai është i pafajshëm. Besojmë se shumë shpejt do të qartësohet kjo çështje. Nesër ai do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë për paraburgimin eventual", ka shtuar ai.

Ndryshe, nesër (e premte) në orën 15, pesë ish-ushtarët e UÇK'së do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili pastaj do të vendos nëse të dyshuarit do mbahen në paraburgim apo do të mbrohen në liri.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat