Bahtiri: U kry, fabrika e kërpudhave nis të ndërtohet brenda pak javësh

Më në fund toka për fabrikën e prodhimit të kërpudhave është bërë gati në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka konfirmuar për Indeksonline se lokacioni për këtë fabrikë tanimë është caktuar dhe se puna pritet të fillojë edhe disa ditë.

“Kemi arritur që sot të ndajmë një pacellë prej gjashtë (6) hektarësh tokë në fshatin Koshtovë dhe unë si përfaqësues i kompanive që do të investojnë këtu mund të them se brenda pak javësh do të fillojë puna e kompanisë për prodhimin e kërpudha”, ka thënë Bahtiri.

Ndryshe i pari i Mitrovicës sot gjatë ditës është takuar me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, ku kanë diskutuar rreth zonës së lirë ekonomike.

“Ministri Bernard Nikaj ka kërkuar disa dokumenta shtesë për të kompletuar dokumentacionin e themelimit të Zonës së Lirë Ekonomike që është 44 hektarë në fshatinë Frashër”, ka deklaruar kryetari i Mitrovicës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat