Shefqet Krasniqi: Do të futesha pa problem në Kuvend, por nuk dua

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka mohuar përfshirjen në listën për deputetë të ndonjë partie.

Ditëve të fundit është spekuluar se Krasniqi mund të jetë i përfshirë në listë për deputetë.

“Jo nuk është e vërtetë. Unë as nuk kam dashur e as nuk dua të jem anëtar parlamenti me asnjë subjekt politik, e as nuk dua të futem kurrë për jetë në politikë. Atë që keni dëgjuar ju janë thjesht spekulime, asgjë s’ka të vërtetë”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ai ka shtuar se po të dojë do të futej pa problem në parlament. “Jam i bindur se do arrija dhe jo vetëm vet por edhe me shumë shok tjerë, ama për mua nuk është politika. Unë flasë për politikë, por nuk mendoj të jem pjesë e saj ndonjëherë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se e do shoqërinë civile, e do profesionin e tij. “Dua të jem së bashku me njerëz, sa më afër tyre, halleve e derteve të tyre, dhe këtu dua edhe të mbetëm deri në vdekje”, ka thënë. /Indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat