Bëhet e ditur se kanë përfunduar punimet e kërkim-shpëtimit në minierën e Somas.
Pas përfundimit të punimeve të kërkim-shpëtimit dje pasdite janë zbrazur të gjitha horizontet e minierës në fjalë, ndërsa përveç zyrtarëve aktualisht nuk ka personel tjetër në minierë.
Sot në orët e mëngjesit nga zona para hyrjes në minierë janë larguar gazetarët, ndërsa këtu ndodhen vetëm inspektorët e Inspektoriatit të Punës, xhandarmeria dhe punonjësit e minierës.
Sipas vendimit të marr nga ana e Inspektoriatit të Punës janë ndaluar të gjitha punimet në minierë, ndërsa bëhet e ditur se në minierë kanë filluar punimet për mbledhjen e provave që do të zbardhin shkaktarin e kësaj tragjedie dhe punimet për meremetimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri.
Ndërkohë dy hyrjet e minierës, ku vazhdon zjarri pjesërisht, janë mbyllur me tulla./trt/