Një mjek në Belgjikë ka refuzuar t’i ofrojë ndihmë një gruaje 90 vjeçare, vetëm për shkak se është hebre.
Ai ka thënë se “ajo duhet të dërgohet në Gaza” për të parë mirë se nga çka vuhet, shkruajnë mediat e huaja.
“Nuk jam duke ardhur”, ka thënë mjeku, pasi ka marrë një thirrje rreth orës 23 të mërkurën.
90 vjeçarja, Bertha Klein, kishte dhimbje të madhe.
Por përgjigja që mori nga doktori ishte: “Dërgojeni në Gaza për pak orë, pastaj do të dijë se çka është dhimbja”. /Telegrafi/