Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet brutale përreth qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës edhe të dielën.
Zyrtarët mjekësor palestinez kanë raportuar se gjatë sulmeve me raketa afër shkollës së Kombeve të Bashkuara janë vrarë së paku 10 persona, derisa janë lënduar afër 40 të tjerë.
Në një fotografi të publikuar nga sulmet e sotme në Rafah, shihet e vdekur nja vajzë rreth 4-5 vjeç e cila qëndron e shtrirë pranë një burri tjetër po ashtu të vdekur. Fotografia është bërë nga Ibraheem Abu Mustafa, fotoreporter i Reutersit. Kjo pamje ka tmerruar botën.
Deri me tash në luftimet afërisht njëmujore ndërmjet ushtrisë izraelite dhe Hamasit, kanë pësuar më shumë se 1400 palestinez, në mesin e tyre rreth 300 fëmijë. /Indeksonline/