Pas sfidës së kovës me ujë me akull të filluar me qëllimin sensibilizimin e njerëzve mbi luftën kundër sklerozes amiotrofike (ALS), ngjarja më aktuale e shpërndarë në masë përmes rrjeteve sociale gjatë ditëve të fundit, një fushatë e ngjashme është nisur edhe për sensibilizimin e opinionit mbi ato që po ndodhin sot në Gazë.
Fushata është filluar nga një gazetar palestinez, me emrin Eymen Alul dhe po rritet si ortek dëbore.
Emri i fushatës së re është “Një kovë rërë për Gazën”.
Qëllimi i gazetarit palestinez është të tërheqë vëmendjen e opinionit mbi vuajtjet e palestinezëve, të cilëve shtëpitë po u shemben çdo ditë mbi kokë.
Ndërsa një kolon çifut ka derdhur mbi kokë plehun kimik që e kishte mbushur në një makinë pune.
Saat Altman tha se këtë veprim të çuditshëm e kishte kryer për të tërhequr vëmendjen e njerëzve mbi kushtet e vështira të banorëve që jetojnë në Rripin e Gazës.
Fushata vazhdon të përhapet në mbarë botën.
Fushatën e ka mbështetur edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Komunikimit pranë Universitetit të Mesdheut Lindor në Qipro, Profesor Sulejman Irvan.
Protestën individuale Irvan e realizoi përpara godinës së universitetit dhe në deklaratën e shkurtër që bëri tha se ndaj masakrës që po ndodh në Gazë duhet të dalin kundër të gjithë njerëzit që kanë ndërgjegje të shëndoshë./trt/