PDK-ja, kundër shkuarjes së nxënësve në xhami

Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, ka shprehur shqetësimet e veta lidhur me faktin se nxënësit lirohen nga shkolla për të shkuar në Xhami.

“Shqetësimi ynë i parë është informacioni se mësimdhënësit i lirojnë nxënësit nga orët mësimore dhe të njëjtit, kohën të cilën është e paraparë të kalojnë nëpër institucione të arsimit fillorë, ata e kalojnë nëpër objekte religjioze-fetare.”

“Ne e kuptojmë rolin e religjionit si pjese e jetës tonë dhe gjithashtu e respektojmë vullnetin e individëve për respektim fesë, por jemi kundër praktikave që fëmijët 13-14 vjeçarë kohën të cilën duhet ta kalojnë në shkolla ata ta kalojnë në Xhami”.

Shkuarjen e nxënësve në xhami ata e shohin si rrezik potencial për ekstremizëm.

“Për më tepër, mosha shumë e re e këtyre fëmijëve nënkupton se ata akoma nuk janë në gjendje të përcaktohen vetë për rrugën të cilën duhet ta ndjekin pa ndonjë imponim të jashtëm, imponim i cili, duke pasur parasysh ekstremizmin fetarë sot prezent në shoqërinë tonë, shumë lehtë mund të shndërrohet në manipulim me pasoja për shoqërinë tone” përfundon komunikata.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat