Hoxhë Shefqet Krasniqi: Nuk ka nevojë për panik

Imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi, në një prononcim të shkurtër për Telegrafin ka theksuar se ai është mirë e shëndoshë dhe se sot nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës, por është shoqëruar për një intervistim në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ai u bën thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë që të jenë të qetë dhe ta kenë situatën nën kontroll.

Madje, imami Krasniqi ka theksuar se “nuk ka nevojë për panik”.

“Unë them se nuk duhet të ketë panik në mes të besimtarëve myslimanë. Nuk mendoj se nuk duhet të reagojmë, por kjo të jetë në suaza të një gjuhe me argumente dhe fakte”, ka thënë Krasniqi, për Telegrafin.

Kransiqi i ka falënderuar organet e rendit për sjelljen, e cila sipas tij ka qenë shembullore, duke shtuar se “nuk kam asnjë vërejtje për mënyrën se si jam trajtuar sot”.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat