Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, pas fitores së parë ndërkombëtare kundër Omanit (1-0), ka ndarë kohë që ta vizitojë imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.
Burimet e Telegrafit thonë se Rashkaj është një pëlqyes i madh i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, dhe për këtë arsye ka shprehur dëshirë që të njoftohet me të personalisht.
Ky i fundit e mirëpriti me shumë dëshirë atë në zyren e tij, teksa shpenzuan kohë bashkë duke biseduar për shumë çështje.
Ndër të tjera, imami i ka uruar atij për fitoren e madhe ndaj Omanit, si dhe i ka dëshiruar fat në ndeshjet tjera. /Telegrafi/