Myslimanët në Shqipëri refuzojnë varrezat murale

Myslimanët refuzojnë varrezat murale edhe pse tashmë është hedhur guri i parë i varrezave murale në Tufinë. Por për ata që nuk duan të futen në këto varreza, kreu i komunitetit të kulteve, Ilir Hoxholli propozon një zgjidhje për të mos krijuar polemika edhe me të vdekurit. 

“Ligji parashikon edhe ndërtimin e varrezave murale, por ato nuk janë pjesa kryesore e ndërtimit. Dihet qëndrimi i myslimanëve që është kundër varrezave murale, por kjo nuk e cënon aspak komunitetit mysliman, pasi në varrezat murale nuk do të futet askush, i cili nuk dëshiron, qoftë vetë përsonalisht, mund t’a lërë me amanet më pas. Edhe tek pjesa e familjarëve e tyre që nuk dëshirojnë, qofshin edhe në zhvarrimet që do të ndodhë me varret që kanë kaluar periudhën mbi 40 vjeçare.

Është një qëndrim i drejtë që përputhet plotësisht me fenë e tyre. Është e garantuar që nuk do të preken tek varrezat murale, nuk do të jen pjesë e varrëzave, çdo gjë është dëshirë. Në varrezat fetare ndërtohen gjithsecili sipas riteve përkatëse, çdo komunitet ka të drejtë të hapë varrezën e vet, e cila ndërtohet mbi një tiokë që është pronë e komunitetit fetarë përkatës, njihet në formën e tokave “vekëf”, që të parët e tyre mund t’i kenë lënë. Nëpërmjet lejeve dhe bashkëpunimeve me bashkinë apo me komunat përkatëse që është varrezë “fetare”. Është për herë të parë që njihet në këtë lloj termi në ligjin e ri” – tha Hoxholli për ora-news.

Kjo do të thotë se ardhmja e varrezave do të jenë ato publike për ateistët. /albeu/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat