17.136 fëmijë të vrarë në luftimet në Siri

Viti i ri shkollor ka filluar edhe në Siri, por qindra mijëra fëmijë të vrarë dhe të shpërngulur nuk gjendën në bankat shkollore.

Observatori për të Drejtat e Njeriut i Sirisë me seli në Londër ka publikuar raportin për numrin e viktimave në moshë të re në Siri.

Në raport thuhet se gjatë luftës, e cila ka filluar në mars të vitit 2011, në Siri janë vrarë së paku 17.136 fëmijë persona. Të paktën 94 të mitur kanë humbur jetën nga tortura në burgjet e regjimit sirian të presidentit Beshar Esad.

Po ashtu në raport thuhet se gjatë luftës në Siri janë plagosur një milionë e njëqind mijë civilë, në mesin e të cilëve ishin 375.000 fëmijë. Të paktën 19.000 fëmijë kanë mbetur pa një apo më shumë gjymtyrë.

Observatori gjithashtu ka njoftuar se 2.300.000 fëmijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre padrejtësisht. Për shkak të migrimeve brenda shtetit dhe si pasojë e varfërisë së madhe, më shumë se një milion fëmijë në Siri kanë ndërprerë shkollimin.

Nga 1.400.000 fëmijë të cilët u larguan jashtë vendit, 650.000 prej tyre po ashtu kanë ndërprerë procesin arsimor.

Agjencia Siriane e lajmeve SANA ka njoftuar se të hënën edhe zyrtarisht ka filluar viti i ri shkollor në territorin të cilin e kontrollojnë forcat e sigurisë siriane.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat