Rusia e ka pritur me ironi vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur sanksione ndaj Moskës, duke thënë se ky vendim e bën Rusinë vetëm për të qeshur.
Reagimi është bërë nga Aleksej Pushkov, udhëheqësi i Komitetit të Dumës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, përmes profilit të tij në “Twitter”.
Postimi i plotë i Pushkovit thotë kështu: “Sanksionet e Kosovës neve na bëjnë vetëm për të qeshur. Duket që ata kanë vendosur në këtë mënyrë që vetëm të na bëjnë me dije për ekzistencën e tyre:.
Ndërkaq zyrtari tjetër i parlamentit rus, Leonid Slucki, ka thënë se vendimi nuk duhet të habisë askënd pasi Kosova varet në tërësi nga perëndimi.
Rusia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.
Përmes deklarimeve të zyrtarëve rusë, për shkak të varshmërisë së Kosovës ndaj perëndimit nuk është e habitshme që Prishtina, të gjitha ngjarjet në Ukrainë i interpreton kundër Rusisë. /Indeksonline/