Femrat ditën pastronin gjakun e viktimave, natën përdhunoheshin

Prokurorët kishin kërkuar burgim të përjetshëm për Karaxhiqin i cili u akuzua, ndër të tjera, për vrasjen e shtatë mijë meshkujve në Srebrenicë dhe bombardimin e Sarajevës.

Prokuroria e Hagës ka filluar të mbaj fjalimin përfundimtar rreth gjykimit të Radovan Karaxhiq.

Ish-lideri i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës, i cili po mbrohet vetë, fjalimin përfundimtar do ta mbajë ditën e mërkurë.

Prokuroria pohon se gjatë luftës tre vjeçare u vranë qindra mijëra njerëz, ndërsa Karaxhiq ka udhëhequr dëbimin e kroatëve dhe boshnjakëve, transmeton Telegrafi.

"Nën komandën e Karaxhiqit, bashkëpunëtorë e tij kanë dëbuar, vrarë, torturuar dhe abuzuar qindra mijëra myslimanë dhe kroatë", njoftoi prokuroria.

Prokuroria gjithashtu përshkroi se si u trajtuan dhe u dëbuan myslimanët në Prijedor me urdhër të Karaxhiçit, ndërsa janë bërë publike edhe disa imazhe të tmerrshme të të burgosurve nga kampi Omarska.

"Mijëra të burgosur jetuan në kushte të tmerrshme, johigjienike dhe në prag të urisë. Të burgosurit gjatë marrjes në pyetje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia ushtarake, në mënyrë të pashmangshme u abuzuan, ku disa prej tyre janë rrahur gjer në vdekje. Në Omarska janë mbajtur edhe femrat, të cilat fillimisht - gjatë ditës pastronin gjakun dhe trupat, ndërsa natën përdhunoheshin. Të burgosurit ishin frikësuar ‘çdo sekondë’, sepse nuk e dinin se cili do të jetë personi i ardhshëm, i cili 'kurrë më nuk do të kthehej". /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat