Këngët e reperit të njohur shqiptar, Gold Ag kanë rrezikshmëri të lartë për tiu futur në një proces gjyqësor, nga i cili vështirë të mund të shpëtoni.
Në rastin "Monstra", është përfshirë si provë kundër të akuzuarve edhe një disk me këngë të këngëtarit Gold Ag.
Sipas Gjykatës së Shkupit, djemtë kanë dëgjuar këngë të tilla nacionaliste dhe janë frymëzuar për të kryer vrasje.
Më saktësisht, njërit prej të pandehurve i është gjetur disku me këngën "Ty o Gostivar" i Gold Ag-ut.
Asmir Alispaiç, njëri prej avokatëve që mbron të akuzuarit ka thënë për "Lajm" se gjykata dhe prokuroria i kanë cilësuar si prova këngët e Gold Ag, të gjetura nëpër shtëpitë e të rinjve.
Ndërsa, sipas tij, kjo është e padrejtë.
Kjo, pasi dëshmitarët e rastit të vrasjes së pesëfishtë kanë pohuar se nuk i kanë parë shqiptarët në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur edhe vrasja e pesifishtë në liqenin e Smilkovcit. /albeu/