Mjekët e arrestuar, me pranga në gjykatë (Foto)

Me autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike nga Policia e Kosovës, dje është kryer një operacion i gjerë në Prishtinë dhe Pejë, ku janë arrestuar nëntë persona.

Të arrestuarit janë: Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Ali Hocogllu, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Eefedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra, kurse janë intervistuar edhe ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, Gani Shabani, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Njazi Gashi, ish-drejtor i QKUK-ut.

Për këta të pandehur ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në bashkëveprim dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë gjatë marrjes në pyetje ka thënë se nën presionin e ministrit Ferid Agani ka nënshkruar kontratë të paligjshme, pa përfillur ligjin, me klinika private të zemrës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat