Kolonët hebrenj kanë sulmuar gratë palestineze që protestonin rreth Xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Gratë palestineze protestuan kundër ushtarëve izraelitë me parullat "hallall gjaku, shpriti ynë xhamia Aksa", "Popull, mos u bëni merak! Perëndia është me ne".
Ndërsa ish-Myftiu i Jerusalemit, Ikrime Sabri u ndalua të hynte në Aksa dhe largua me dhunë duke u shtyrë nga ushtarët izraelitë.
Ushtarët izraelitë gjatë ndalimit të një të riu palestinez në ndërhynë për të parandaluar gazetarët përreth që të mos filmonin. Në anën tjetër palestinezët të cilët nuk u lejuan të hynë në xhaminë Aksa protestuan ndaj praktikave që ndjek Izraeli.
Ushtarët izraelitë që në orët e para të mëngjesit kanë bllokuar hyrjet dhe rrugët që të çojnë në xhaminë Aksa, ndërsa myslimanët që nuk mundën të hynë në xhami e falën namazin e mëngjesit në rrugë.
Me rastin e festës " Sukkot" janë rritur shkeljet e izraelitëve kundrejt xhamisë Aksa. Kjo festë e cila simbolizon kohën kur bijtë e Izraelitëve qarkulluan 40 vjet në shkretëtirën e Sinait nga perëndia në streha të përkohshme. Festa e cila fillon ditën e mërkurë do të zgjasë 9 ditë ku dhe hebrenjtë ortodoksë kanë ngritur çadra nëpër rrugica të qytetit. Xhamia Aksa e cila brenda saj është si një kompleks përfshin muze, medrese, kopsht dhe një rrethim të madh ku për myslimanët është një simbol si “kibla” e parë.