Zëvendëskryeministri i Kosovës na e quan shtetin “Kosmet”

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e re të Kosovës, Branimir Stojanoviq, i është referuar shtetit në kreun e të cilit është edhe vetë si “Kosovë e Metohi” dhe “Kosmet”.

“Na pret shumë punë dhe luftë e pamëshirshme për interesat serbe. Për herë të parë të gjithë ne serbët nga Kosova e Metohija kemi hyrë unik, ndërsa në momentin kur të jemi vetëm dekor ose formë, unë do ta braktisi Qeverinë”, ka thënë Stojanoviqi për të përditshmen beogradase “Politika”.

Stojanoviq, i cili menjëherë pas zgjedhjes në Parlamentin e Kosovës dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Graçanicës, ka thënë se si nënkryetar i Qeverisë prioritet do të ketë koordinimin e dy ministrive që i mbajnë serbët me ministritë tjera në Qeverinë e Kosovës, sepse, siç thotë, “njëra pa tjetrën s’mund t’i realizojnë detyrat e planifikuara”, transmeton kp.

Sipas tij, pritet formimi i shpejtë i asociacionit të komunave serbe, formimi Gjykatës speciale për krime lufte, vazhdimi i dialogut, si dhe zgjidhja e problemeve të përditshme, jo të vogla, të cilat “me vite i shtyjnë serbët në margjina”.

Për të gjitha këto, ai pret që të realizohen në bashkëpunim dhe me mirëkuptim nga partnerët shqiptarë në Qeverinë e Kosovës, por edhe me mbështetje të fuqishme nga Beogradi.

“Këtë do ta them qartë edhe në Prishtinë. Të gjithë e kanë të qartë si kristali, edhe shqiptarët edhe bashkësia ndërkombëtare, se prania e shtetit të Serbisë në Kosmet kurrë nuk do të zvogëlohet as për një milimetër”, porositi Stojanoviqi nga Beogradi.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat