Me 13 kilogramë eksplozivë shtetasi serb synonte Katedralen?

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara të Koha.net, serbi i arrestuar me rreth 13 kilogramë eksplozivë, kishte për synim që mjetin shpërthyes ta aktivizonte në Katedralen e Prishtinës.

Sulmi, sipas këtyre informatave, duhej të bëhej në natën e dytë të Kërshëndellave.

Dyshohet se bëhet fjalë për një akt të terrorist të planifikuar.

Në automobilin e konfiskuar nga Policia e Kosovës në të cilin u gjeten rreth 13 kilogramë eksplozivë, janë gjetur edhe harta të qytetit të Prishtinës.

Informacionet e fundit nga burime policore bëjnë të ditur se shtetasi i Serbisë, i kapur me 13 kilogramë eksplozivë dhe me harta të Prishtinës, ishte ndjekur nga policia, meqë më parë kishte informacione për barrën e rrezikshme që transportonte në veturën Renault Clio me regjistrim të Beogradit.

Policia e Kosovës ndërkohë kishte marrë masa sigurie rreth Katedrales në Prishtinë, duke e rrethuar me forca sigurie pa uniforma gjatë gjithë festës së Kërshëndellave.

Burime të Koha.net marrin vesh se i arrestuari është veterinar nga Rashka dhe se vazhdon të merret në pyetje nga hetuesit.

Shtetasi serb u kap mbrëmë afër Ambasadës Amerikane në Prishtinë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat