Në Malmö të Suedisë, tri ditë më parë, është torturuar rëndë një fëmijë maroken 9-vjeçar nga një punëtor i sigurimit në stacionin kryesor të qytetit. Djaloshi duket të ketë pësuar ankth të tmerrshëm nën peshën e dhunuesit. Derisa ishte në atë gjendje të rëndë, ku mezi merrte frymë, ai e thoshte shehadetin.
Djaloshi, me sa duket, nuk kishte pasur biletë, mirëpo kjo dhunë mendohet të ketë ndodhur për shkak të urrejtjes fetare. Policia thotë se ka nisur një hetim ndaj punëtorit të sigurimit, mirëpo ende nuk është ndërmarrë asnjë masë kundrejt tij.
Sulmet kundër muslimanëve në Perëndim janë shtuar me të madhe gjatë kohës së fundit./Shembulli/
Për më tepër shikojeni videon: