Vriten tre studentë muslimanë në SHBA

Në shtetin e Karolinës së Veriut të Shteteve të Bashkuara tre studentë muslimanë humbin jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në shtëpinë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, 23 vjeçari Deah Shaddy Barakat, bashkëshortja 21 vjeçare Jusor Muhammed dhe kunata 19 vjeçare Razan Muhammed Abu-Salha u vranë teksa u qëlluan në shtëpinë e tyre në Chapell Hill.

Barakat i cili kishte filluar një nismë humanitare për studentët sirianë në Turqi mësohet se ka studiuar në Fakultetin e Stomatologjisë dhe pak kohë më parë ishte martuar me Jusor Muhammed.

Pas ngjarjes 46 vjeçari Craig Stephen Hicks pasi u dorëzua në polici deklaroi se ka vrarë Bakarat së bashku me bashkëshorten dhe kunatën e tij. Mësohet se Hicks u arrestua dhe u mor në pyetje në lidhje me ngjarjen.

- Reagimet ndaj vrasjeve

Vrasja e 3 muslimanëve ka krijuar një reagim të madh, ku të rinjtë të cilët kanë publikuar fotot e 3 studentëve të vrarë në rrjetet sociale kanë kritikuar shtypin e SHBA-së se nuk i ka kushtuar vëmendje lajmit për vrasjen e tyre.

Prof. Dr. Halid Bejdun profesor në Fakultetin e Juridikut në Universitetin Barry të Florida-s në rrejtin social ka deklaruar se "Muslimanët dalin në lajme kur shkrepin armën, ndërsa kur vriten jo. Këtë e vërteton edhe mos publikimi i vrasjes Chapel Hill në media".

Ndërsa Sana Said nga AJ Plus e cila është një degë e Al Jazeera në Twiterin e tij ka komentuar duke reaguar se "Është një ngjarje e turpshme. Kjo tregon se si procedohet ndaj islamofobisë".


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat