Erdogan kritikon ashpër Obaman për heshtjen pas vrasjes së tre të rinjve musliman

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ndaj mos bërjes së një deklarate nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vrasjen e tre të rinjve myslimanë.

Presidenti turk zhvilloi takime në Meksikë, stacionin e fundit të turneut në Amerikën Latine.

Deklarata e ashpër e reagimit të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip ndaj heshtjes ndaj masakrimit të 3 të rinjve myslimanë në Amerikë, dominoi konferencën e përbashkët të shtypit në Meksikë.

Presidenti Erdogan duke i bërë thirrje Presidentit Obama, tha: “Tre të rinj vriten në shtëpinë e tyre, kurse përgjegjësi ndaj shtetit nuk bën deklaratë. I bëj thirrje Obamës, ku jeni President, ku është sekretari i Shtetit, Biden ku jeni?”

Ai i rikujtoi Presidentit se populli jep votën për sigurinë e jetës dhe pasurisë: “Ne politikanët jemi përgjegjës dhe jemi të detyruar të vejmë në shesh qëndrim ndaj krimeve që kryhen në vend. Nëse ju heshti, edhe bota hesht ndaj jush” tha presidenti turk./TRT/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat