Sulm ndaj Myftinisë rajonale të Blagoevgradit në Bullgari

Njoftohet se persona të pa identifikuar kanë shkruar "Vdekje turqve" në hyrjen e Myftinisë rajonale të Blagoevgradit në jugperëndim të Bullgarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Myftinia njoftoi se ata janë ankuar tek autoritetet përkatëse në lidhje me shkrimet e shkruara me bojë në orët e para të mëngjesit. Myftiu i rajonit të Blagoevgradit, Ajdën Muhamed në një deklaratë për gazetarin e AA, tha se ata kanë qenë të ekspozuar shumë herë ndaj këtyre lloj sulmeve të shëmtuara. Muhammed ka tërhequr vëmendjen se këto sulme dihen se nga kush kryhen, por se nuk zbatohet ndonjë masë ndëshkimi ndaj tyre.

Muhamed gjithashtu thekson se disa nga sulmuesit të cilët kanë si objektiv objektet fetare që i përkasin turqve dhe muslimanëve janë ndaluar, por gjatë hetimit ata nuk janë dënuar për arsyen se "dëmi që rezulton, është më i ulët se paga minimale mujore që i paguhet një punëtori".

Autoritetet e Krye-Myftinisë të muslimanëve të Bullgarisë duke cilësuar se sulmet e grupeve raciste që kanë për qëllim objektet fetare të muslimanëve po ndërmerren në mënyrë sistematike, theksojnë se në 25 vitet e fundit janë ndërmarrë më shumë se 250 sulme. Në Bullgari, me një popullsi prej rreth 7.3 milionësh, jetojnë 1.5 milionë muslimanë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat