Fëmija nga Kosova humb jetën rrugës për në Hungari

Burime nga fshati Beguncë e komunës së Vitisë kanë bërë me dije se një e mitur nga fshati i tyre ka gjetur vdekjen kur ilegalisht bashkë me familje po kalonte për në Hungari dhe atë e kanë identifikuar si e mitura A.M. e moshës dyvjeçare.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë për Rajonin e Gjilanit, ka thënë pwr “Zërin” se deri më tashti nuk është raportuar për një rast të tillë, ngase një gjë e tillë nuk është përmendur as në brifingun e mëngjesit.

Sipas tij, ka pasur interesim të gazetarëve në lidhje me rastin, por Policia Rajonale nuk ka marrë një informatë të tillë.

Në fshatin e saj të lindjes, në Beguncë të Vitisë, është thënë se vajza ka ndërruar jetë para dy ditësh dhe se familja e vajzës tashti është në përgatitje të dokumentacionit për kthimin e trupit të saj të pajetë në vendlindje. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat