Dr. Shefqet Kraasniqin tash e një kohë nuk e kemi parë si imam në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Kjo për faktin se Bashkësia Islame e Kosovës e ka shkarkuar atë nga Janari i këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur vet hoxhë Krasniqi në një emision në një nga radiot lokale.
Ai ka thënë se që nga janari nuk kryen detyrat e imamit dhe nuk mbanë ligjërata në këtë xhami.
Megjithatë ai ka thënë se do të vazhdoj të shërbejë dhe të punoj në të mirë të xhematit dhe se nuk synon poste udhëheqëse.