Shaban e Hamëz Jashari pas sulmit të janarit 1998 (Video)

Përfaqësuesi i familjes së Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifat Jashari ka postuar në rrjetin social një video me intervistën e dhënë nga Shaban dhe Hamëz Jashari, pas sulmit mbi familjen Jashari të forcave policore dhe ushtarake serbe në janar të vitit 1998.

Në postimin e tij në Facebook, Rifati thotë se “këto pamje sa prekëse aq edhe të lavdishme. Nder dhe respekt për Shaban dhe Hamëz Jashari “.

Shabani rrëfen sulmin e makinerisë serbe mbi familjen e tyre, në intervistën e dhënë.

Ndërsa, Hamza dëgjohet të thotë se nuk ka kthim mbrapa dhe se këtu do të vdesin.

“Nuk kemi ku të shkojmë. Edhe të parët tanë e kanë luftuar serbin...”, ka thënë Hamëz Jashari.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat