Anadoll Qendror në Turqi, është goditur nga një stuhi bore, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse në hemisferën veriore sot fillon pranvera, dimri dhe temperaturat e ulëta akoma mbizotërojnë në disa qytete turke.
Sot në orët e para të mëngjesit në ditën e parë të pranverës ra dëborë në disa qytete të Turqisë si në Sivas.Nevshehir dhe Yozgat.
Qytetarët e Nevshehirit janë detyruar të pastrojnë hyrjet e shtëpive, ndërtesave dhe zyreve të tyre.