Lideri radikal serb, Vojislav Sheshel përmes një postimi në Twitter ka kritikuar qeverinë serbe për masat që ajo ka ndërmarrë në pengimin e shqiptarëve për të ikur nga Kosova përmes kufirit serbo-hungarez.
Ai ka thënë se Kosova është e Serbisë dhe se kosovarët që duan të dalin nga Kosova duhet lejuar që ta kalojnë lirshëm kufirin serbo-hungarez.
I dënuari për krime lufte ka thënë se qeveria e Vuçiqit duhet t`i lëshojë kosovarët që ta kalojnë kufirin serbo-hungarez.
"Në vend se qeveria serbe të ndihmojë që sa më shumë shqiptarë nga Kosova e Metohija të dalin për në Evropë, qeveria e Vuçiqit i ndalon ata në kufirin serbo-hungarez”, ka shkruar Sheshel.