‘Blic’ i Beogradit tallet me shqiptarët që ikin nëpër Serbi (Foto)

E përditshmja e Beogradit, “Blic”, fare miqësore ndaj shqiptarëve, ka publikuar një karikaturë përmes të cilës ironizon deri në poshtërim shqiptarët, të cilët më 1999 iknin nga shtëpitë e tyre të shtrënguar nga terrori serb, ndërsa tash nga persekutuesit e tyre kërkojnë shërbime me pagesë që të braktisin vendin e vet.

Karikatura paraqet një autobus me shqiptarë, në të cilin shkruan “Emigracija Turs”, ndërsa shoqërohet me tekstin: “Urdhëroni, urdhëroni ... Kurrë nuk do ta besoja që kaq prej jush do ta pranonit Serbinë si shtetin tuaj... Urdhëroni”, transmeton Koha.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat