Washington, mijëra qytetarë nderojnë studentët e vrarë

"Nëse rastësisht ndonjë i krishterë, hebre, hindu apo ateist do të vritej nga një musliman, kjo do të ishte e karakterizuar si sulm terrorist apo krim nga urrejtja, këtë të gjithë e dimë"
 
 

WASHINGTON (AA) - Disa qindra qytetarë në SHBA janë mbledhur në Washington duke ndezur qirinj për nder të tre studentëve muslimanë të vrarë tre ditë më parë në një sulm të armatosur në Karolinën e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Nderimi i studentëve është organizuar nga disa organizata jo-qeveritare në krye me Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islame dhe grupit Zëri Hebraik për Paqe.

Pavarësisht motit të ftohtë dhe temperaturës shumë të ulët, qytetarët janë tubuar në parkun qendror Dupont Circle dhe nderuan studentët e vrarë. Ata kanë mbajtur parulla me mbishkrime dënuese, si dhe fotografitë nga ceremonia martesore të çiftit të vrarë Deah Barakat dhe Yusor Abu-Salha. 

Në këtë tubim, ku morën pjesë edhe familjarët e studentëve të vrarë, është drejtuar lutja e përbashkët. "Nëse rastësisht ndonjë i krishterë, hebre, hindu apo ateist do të vritej nga një musliman, kjo do të ishte e karakterizuar si sulm terrorist apo krim nga urrejtja, këtë të gjithë e dimë", ka thënë për AA anëtari i organizatës Zëri Hebraik për Paqe, Zach Morris.

Pas përfundimit të ceremonisë së nderimit, qytetarët janë shpërndarë të qetë


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat