ISLAMABAD(AA) - Në veri të Pakistanit, në kryqytetin e zonës Hayber-Pakthunkva, Peshaver ndërkohë që në xhami falej namazi i xhumasë nga një sulm me bomba të paktën 19 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën. Ushtria pakistaneze përleshet me atentatorët në ambjentet e xhamisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas zëdhënësit të policisë së Peshaverit ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajatbad, ku militantët kanë sulmuar një xhami Shiite dhe se nga informacionet e para nga sulmi të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur.
Grupi i armatosur pas sulmit vazhdoi qendrimin në xhami, ndërkoh në një kohë shumë të shkurtër shumë forca të sigurisë janë drejtuar drejt vendngjarjes. Ndërkohë theksohet se përleshja e armatosur vazhdon thuhet se personat e armatosur kanë hyrë në xhami me unifroma policore.