Familjarët dhe një numër i madh i miqve të Deah Shaddy Barakat, Yusor Abu-Salha dhe Razan Mohammad Abu-Salha të cilët u vranë të martën në Karolinën e Veriut sot morën pjesë në lamtumirën e tyre të fundit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ceremonia e faljes së namazit të xhenazes është kryer në mesxhidin Raleigh që ndodhet në afërsi të fushës së futbollit në Raleigh të Karolinës Veriore.
Kujtojmë se në kampusin e Chapel Hill-it të martën u vranë studentët e stomatologjisë Deah Barakat, 23 vjeç, gruaja e tij Yusor Mohammed Abu Salha, 21 vjeç dhe motra e saj 19-vjeçare Razan Mohammed.
Që të tre u vranë me armë zjarri nga Craig Stephen Hicks, i cili më pas u dorëzua në polici dhe u deklarua si ateistë. Policia pretendon se shkaku i vrasjes ishte një keqkuptim në lidhje me vend parkimin.