Liderët e BE-së kërkojnë forcimin e kontrollit kufitar të hapësirës Shengen

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së të cilët u takuan në Bruksel si masë kundër terrorizmit kanë kërkuar forcimin e kontrollit të jashtëm të Shengenit dhe përdorimin e të gjitha mundësive brenda kuadrit ekzistues.
 
 

BRUKSEL (AA) - Liderët e BE-së duke marrë vendim për forcimin e kontrollit kufitar të zonës Shengen i kanë bërë thirrje Parlamentit Europian që të miratojë sa më shpejt rregulloren për shërbimin e të dhënave të linjave ajrore të pasagjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së të cilët u takuan në Bruksel në vendimin e tyre si masë kundër terrorizmit kanë kërkuar forcimin e kontrollit të jashtëm të Shengenit dhe përdorimin e të gjitha mundësive brenda kuadrit ekzistues. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se në këtë fazë nuk është e nevojshme që të ndryshohen rregullat e zonës Shengen.

Gjithashtu në vendimin e samitit në lidhje për rritjen e shkëmbimit të informacionit midis agjencive të sigurisë dhe organeve gjyqësore të vendeve anëtare të BE, parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit u kërkua të përshpejtojnë vënien në praktikë sa më shpejt të rregulloreve të reja. Kërkohet edhe të përshpejtohen sa më shpejt rregullimet e nevojshme ligjore për parandalimin e trafikimit të armëve dhe të rrisin bashkëpunimin mes njësive përkatëse.

Liderët e BE-së gjithashtu vendosën të marrin masa të reja për heqjen e faqeve të internetit që promovojnë terrorizmin dhe ekstremizmin dhe gjithashtu të rritet bashkëpunimi me kompanitë e internetin në lidhje me këtë çështje.

Në samit gjithashtu u vendos zhvillimi i strategjive të komunikimit kundër diskriminimit, dialogu ndërfetar për të promovuar liritë dhe solidaritetin themelor dhe rritjen e propagandës anti-terrorizëm, dhe trajnimin për eliminimin e faktorëve që kontribuojnë në radikalizim, dhe nisjen e iniciativave që lidhen me punësimin dhe integrimin social.

Gjithashtu në vendimet e samitit, u kërkua rritja e angazhimit me vendet e treta në luftën kundër terrorizmit sidomos në vendet si Lindja e Mesme, Afrika Veriore dhe rajoni i Saharasë, inkurajimin për  krijimin e lirive themelore të përbashkëta dhe dialogut me kulturat dhe qytetërimet dhe zhvillimin e qasjeve strategjike për zgjidhjen e konflikteve dhe krizën që ushqen terrorizmin.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat