Kryetari i Mitrovicës veriore Goran Rakiq kundër këngës së Gold AG

Prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq e ka gjykuar si fyese dhe të rrezikshme përmbajtjen e këngës dhe të spotit ”Pushka e lirisë”.

Rakiq në kumtesën që e transmeton B92 , ka theksuar se kënga e Arian Agushit , e cila, sipas kumtesës, “zmadhon idenë e gjithnjë e më të dallueshme dhe më të rrezikshme e nacionalizmit gjithëshqiptar e të ashtuquajturës Shqipëri e madhe” dhe videospoti “në të cilën dominojnë skena të vrasjeve të gjoja të policëve serbë”.

Kjo është thirrje e drejtpërdrejtë për dhunë, thotë kumtesa, përcjell koha net.

"Kënga dhe spoti me përmbajtje artistike dhe me narracion produktiv cilësor diskutabil, megjithëkëtë është përgatitur me kujdes. Në spot, ku dominojnë skenat e dhunës dhe në të cilën promovohet vrasja e gjoja policëve serbë por edhe ekzekutimi i gjoja tradhtarëve vendorë, si model i pranueshëm kombëtar e shoqëror që duhet bartur nga brezat në brez, e i këndohet pjesëtarëve të të ashtuquajturës UÇK dhe lavdërohet e ashtuquajtura Shqipëri etnike (e madhe), ndërsa shqiptarëve të rinj që e dëgjojnë këtë muzikë u dërgon mesazh të fuqishëm e të qartë për atë se çfarë i pret ata”, ka thënë Rakiq në kumtesë.

"E gjykoj rreptësisht, në radhë të parë për shkak të mungesë së reagimit të institucioneve kompetente nga Prishtina. Me këtë qëndrim drejtpërsëdrejti promovohet dh nxitet gjuha e urrejtjes, gjë që sigurisht nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve, përderisa në Bruksel po bëhen përpjekje të relaksohen marrëdhëniet sa më shumë dhe të arrihet paqja afatgjate”, ka thënë ndër të tjera Rakiq .

Ai ka kërkuar nga kanali Youtube ta heqë këtë këngë dhe këtë spot.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat