Skandal në librin e Sociologjisë: Muhamedi është biri i Zotit! (FOTO)

Skandalet me tekstet mësimore të shkollave shqiptare nuk kanë të sosur.

Pas "këshillave" se si nxënësit mund të rrisin temperaturën për të mos shkuar në shkollë apo rasti ku vëllai duhet të zgjedhë mes tij dhe të motrës se cili prej tyre do të hajë një karamele me helm vdekjeprurës, skandaleve i shtohet edhe një e dhënë kontraverse dhe jo e saktë që ka të bëjë me fetë, shkruan Portali Albeu.com.

Me vite të tëra, nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri mësojnë Sociologjinë nga libri me autorësi të Fatos Tarifës, Klementin Miles dhe Flora Gjokës e botuar nga Shtëpia Botuese "Mediaprint".

Sipas Portalit Albeu, në faqen 109 të këtij libri, në pjesën ku spjegohet Islami, aty ku renditen pesë shtyllat e Islamit, ekziston një fjali që është krejt e kundërta e asaj që predikon kjo fe.

"Recitimi i motos islame, sipas së cilës Allahu është i vetmi Zot dhe Muhamedi është i biri i tij" (Sociologjia për klasën e 11-të, faqe 109).

Kjo është fjalia skandaloze pasi bie ndesh plotësisht me predikimin monoteist të Islamit për një Zot të vetëm.

Sipas predikimeve islame, Allahu është i vetmi Zot ndërsa Muhamedi është i dërguari i tij.

Libri i Sociologjisë është botuar për herë të parë në vitin 2010 ndërsa është ribotuar në vitin 2014, natyrisht pa rregulluar gabimet e mëparshme./Albeu/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat