E njihte e gjithë bota për sundimin e tij 42-vjeçar të Libisë. Mbase për namin që kishte dikur, Muammar al-Gaddafi (Muhamer el-Gadafi), ishte idhull për prindërit të dy të rinjve nga fshati Pleshinë i Ferizajit.
“Në fillim ka qenë njeri me shumë nam. Në fillim të viteve ’80 Libia është ndërtuar shumë, e shumë njerëz e kishin idhull”, thotë 30-vjeçari Elgadaf Bakolli.
Përveç emrit, këta dy të rinj kanë edhe shumë të përbashkëta tjera: janë të të njëjtin vend, të dytë janë farmacistë, punojnë bashkë e që të dy janë djem hasreti.
Reagimet për emrat e këtyre dy të rinjve janë të shumta.
“Na thonë shpesh: o ku jini ju diktatorët”, thotë 25-vjeçari Muhamer Bajraktari.
Por, ata nuk e kanë problem pse e mbajnë një pjesë të emrit të një sundimtari, që tash njihet për nam të keq: Muammar Muhammad Abu Minyar al-Gaddafi. /Klan Kosova/