Mësohet se forcad e Asadit në Siri, para se të tërhiqeshin nga fshati Hardetennin në veri të qytetit Halep ekzekutuan 48 civilë duke i pushkatuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian theksohet se trupat e ushtrisë siriane para se të tërhiqeshin nga fshati Hardetennin i komunës Ritjan ekzekutuan 48 civilë ku mes tyre gjenden gra edhe fëmijë.
Mustafa Sultan një nga aktivistët lokale në rajon në një deklaratë për gazetarin e AA tha se në veri të Halepit vazhdojnë konfliktet mes forcave të regjimit dhe opozitarëve sirianë.
Sulltan i cili shprehet se opozitarët i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave të Asadit thekson se "Forcat e Damaskut me milicët Hizbullah tërhiqen nga qyteti duke dëmtuar civilët.