Gjykata Supreme e Izraelit lejon shpërndarjen e revistës "Charlie Hebdo"

Gjykata Supreme e Izraelit i ka lejuar partisë së djathtë Yisrael Beiteinu, në krye me ministrin e Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman, shpërndarjen e revistës satirike franceze "Charlie Hebdo", raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se dy nga gjithsej tre gjykatës kanë votuar pro dhënies së lejes për shpërndarjen e revistës satirike në Izrael. Lieberman këtë vendim e vlerësoi si të "drejtë" dhe tha se ky është tregues i qartë se Izraeli do të mbetet "shteti demokratik dhe hebre".

"Nuk do t'ju dorëzohemi kërcënimeve dhe dhunës së anëtarëve arabë të Knessetit, të cilët duan ta shndërrojnë Izraelin në ISIL", tha Lieberman, duke përmendur ankesën e përfaqësuesve arabë të parlamentit izraelit.

Gjykata ka lejuar shpërndarjen e revistës "Charlie Hebdo" si pjesë e fushatës zgjedhore të partisë, duke pretenduar se nuk ekziston autoriteti i cili do të ndalonte shpërndarjen e revistës në fjalë.

Me këtë vendim është përmbysur edhe vendimi i mëparshëm për ndalimin e shpërndarjes së kësaj reviste, imponuar nga Komisioni zgjedhor i Izraelit pasi që partitë arabe paraqitën ankesën duke kërkuar ndalimin e shitjes.

"Charlie Hebdo" është e njohur për publikimin e përmbajtjeve fyese në mesin e të cilave janë edhe karikaturat e profetit Muhammed. Në sulmin ndaj selisë së "Charlie Hebdo" më 7 janar në Paris janë vrarë 12 persona.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat