Banorët të cilët jetojnë në Gornja Maoça në fshatin "selefi" janë bërë objekt i debateve të ditës, pas ngritjes së një flamuri të ISIL në muret e një shtëpie të braktisur javën e kaluar në Bosnje Hercegovinë. Ata kanë deklaruar se nuk mbështesin as ISIL dhe as ideologjinë e tyre duke dalë kundër pretendimeve të bëra ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fshatin i cili gjendet 25 km larg qytetit Brçko në verilindje të vendit dhe ku transporti rrugor sigurohet me një rrugë të pa-asfaltuar jetojnë 218 persona. Gornja Maoça dallohet nga fshatrat e tjerë me veçorinë sepse në këtë fshat zbatohen ligjet e "sheriatit".
Fshati në fjalë është bërë objekt i debateve të ditës si pasojë e publikimit të një fotografie nga disa media në vend ku paraqitej një flamur i ISIL i cili valëvitej në një ndërtesë të braktisur. Policia e cila ka ardhur në fshat pas publikimit të fotografisë nuk ka rastisur ndonjë gjurmë të flamurit në fjalë.
Banorët të cilët jetojnë në Gornja Maoça kanë reaguar kundër lidhjes që iu është bërë atyre me ISIL. Një nga banorët e fshatit, Edis Bosniç në një deklaratë për AA duke theksuar se janë të shqetësuar nga vizitat e gazetarëve në fshatin e tyre ka deklaruar se kanë përjetuar një "përvojë të keqe" me gazetarët ditën e mërkurë.
Bosniç, duke tërhequr vëmendjen se banorët e fshatit i falin namazet të bashkuar (xhemat) në xhaminë e fshatit ka pohuar se: "Në orët e faljeve të namazeve rrugët e fshatit janë të boshatisur. Dhe pikërisht në një moment të tillë gazetarët kanë ardhur në fshat dhe kanë shëtitur fshatin ku dhe paskan nxjerrë fotografinë në fjalë".
Një veçori tjetër e këtij fshati është se kohë më parë, Nusret Imamoviç i cili është cilësuar nga SHBA si "lideri terrorist në Bosnje Hercegovinë" dhe i cili është ndaluar shumë herë me pretendimin për krime terroriste ka jetuar në këtë fshat.
Bosniç, ka shpjeguar pikëpamjet e tyre në lidhje me çështjen e ISIL: "Nëse në fshat sëmuret ndonjëri dhe nëse kjo sëmundje është e parëndësishme ne e zgjidhim vetë brenda nesh. Nëse sëmundja është serioze dhe nëse është e nevojshme të vizitohet nga mjeku ne i dërgojmë ata tek doktorët që njohim dhe që janë besimtarë. Nëse bëhet fjalë për sëmundje si kancer, tumor që shkaktojnë vdekje tek njeriu ne konsultohemi me një ekspert të kësaj fushe. Edhe në çështjen e ISIL është kështu. Ne zbatojmë ato që thonë dijetarët islamë në lidhje me këto çështje të mëdha që ndodhen larg nesh. Ata deklarojnë idetë e tyre në këtë temë, dhe ne i qëndrojmë kësaj ideje. Shkurtimisht ne nuk jemi kompetentë në këtë çështje, ndaj këtë çështje ia lemë atyre që janë kompetentë. Ne themi atë çka thonë ata. Ata nuk përfshihen në ideologjinë e ISIL sepse ISIL në disa çështje kanë mënjanuar shumë djathtas, ndërsa ne mundohemi të qëndrojmë në vijën e mesme".
Bosniç i cili shpjegon se sa herë që ndodhin ngjarje që dëmtojnë paqen komunitare në veçanti në Kantonin Tuzla ku dhe ata janë të lidhur në aspektin administrativ e gjithë vëmendja kthehet në Gornja Maoça. Ai gjithashtu mbron idenë se fshati dhe banorët e fshatit bëhen direkt "fajtorë të gatshëm" dhe gjithashtu në disa raste "qimja bëhet tra".
- Jeta e përditshme në Gornja Maoça
Bosniç duke theksuar se jeta në fshat është më e përshtatshme në krahasim me qytetin ai shprehet se "ne kemi pyjet tona. Nga këtu në mbledhim kërpudha dhe i konservojmë për dimër. Ku më pas edhe për tu ngrohur ne përdorim dru dhe kjo na minimizon shumë shpenzimet tona. Ndërsa për ata që banojnë në qytet është ndryshe, sepse ata për tu ngrohur shpenzojnë një buxhet të madh".
Bosniç shpjegon se si banorë të fshatit Gornja Maoça kanë marrëdhënie të mira me fshatrat fqinjë, veçanërisht me banorët e fshatit Donja Maoça, ku edhe disa prej tyre janë shpërngulur në fshatin Gornja Maoça.
Ndërsa Elvis Nukiç një banor tjetër i fshatit Gornja Maoça duke theksuar se këtu bëjnë një "jetë fshati" shprehet se: "Kam katër fëmijë. Ditët i kaloj duke u lutur dhe duke edukuar fëmijët e mi si individë të mirë. Nuk jemi persona që kemi ideologji radikale. Mendoj se ngjarja e flamurit është një ngjarje e rremë e thurur ndaj nesh nga disa persona që nuk jetojnë këtu. Ne nuk kemi të bëjmë me këto".
Nukiç duke shpjeguar se ata janë të vetëdijshëm se nuk janë të përshtatshëm për stilin e jetës perëndimore tha se: "Përderisa ne nuk jemi pengesë për njerëzit kjo nuk është problem për ne. Të gjitha pretendimet e hedhura ndaj nesh janë pretendime të hedhura nga organet e sigurimit të shtetit dhe organet gjyqësore. Me këto pretendime donin të provonin se nuk jemi njerëz të rregullt, por nuk patën sukses për këtë./AA/