Hoxha i mirënjohur shqiptarë Bekir Halimi, i ka komentuar zërat e fundit që flasin se rasti 'Monstra' është shumë i dyshimtë, raporton Almakos.
"Nëse vërtetohet se shqiptarët në pushtet e kanë ditur vrasësin e vërtetë ne rastin Monstra dhe kanë pranuar të bëhet ai aksion aq i madh kundër shqiptarëve dhe të dënohen me aso dënime të mëdha, atëherë ata duhet të shpallen armiq të shqiptarëve dhe si të tillë të trajtohen", shkruan Halimi në rrjetin e tij social në Facebook./Almakos